
Nga Etleva HOXHA
Përbërësit:
- 400 gr mish i grirë
- 8 speca
- 1 qepë
- 2 domate
- 1 lç salcë domate
- 4 lgj oriz
- Vaj ulliri
- Nenexhik
- Kripë, piper
Përgatitja:
Qepën e grirë e kaurdisim, shtojmë mishin derisa të zbutet, shtojmë salcat dhe specat e grira hollë, mbas 10 minutave shtojmë orizin dhe erëzat.
I mbushim specat që kemi pastruar dhe mbushjen e tepruar e zbrasim mes specave. Sipër i spërkasim me erëza dhe vaj ulliri.