Posted in Guzhinë RECETE GATIMI- Speca të mbushura me mish të grirë Author: jehona Published Date: June 12, 2023 Përbërësit: 400 gr mish i grirë 8 speca 1 qepë 2 domate 1 lç salcë domate 4 lgj oriz Vaj ulliri Nenexhik Kripë, piper Përgatitja: Qepën e grirë e kaurdisim, shtojmë mishin derisa të zbutet, shtojmë salcat dhe specat e grira hollë, mbas 10 minutave shtojmë orizin dhe erëzat. I mbushim specat që kemi pastruar dhe mbushjen e tepruar e zbrasim mes specave. Sipër i spërkasim me erëza dhe vaj ulliri. Nga Etleva HOXHA Author: jehona