RECETE GATIMI -Sallate rukola dhe portokalle

Nga Etleva Hoxha

Përbërësit:

Për sallatën:

– 3 portokalle

– 250 gr mozzarella

– rreth 200 gr rukola

1 qepë e kuqe e prerë në feta të holla

Për salcën:

– 3 lugë gjelle vaj ulliri

– 2 lugë gjelle uthull

– 1 lugë çaji sheqer

– 1 lugë gjelle mustardë

– kripë

Për të gatuar sallatë me rukola, portokalle dhe mozzarella veprojmë në këtë mënyrë:

  • U grijmë lëkurën portokalleve dhe e përziejmë me gjithë materialet e salcës. I qërojmë portokallet dhe i presim në feta të holla. I shpërndajmë pastaj në një pjatancë të përshtatshme bashkë me rukolën, mozzarellën dhe qepën. E spërkasim me salcën që përgatitëm dhe shërbejmë.

Author: jehona