Nga Etleva Hoxha
Përbërësit:
350g oriz
1 qepë e vogël
½ gotë verë e bardhë
250 gr salsiçe
30 gr kërpudha porçini të thata
50 gr gjalpë
50g djathë parmixhano
Lëng zarzavatesh i valuar
1 bustinë shafran
Majdanoz i freskët
Përgatitja:
Salçiçeve ju heqim lëkurën dhe i copëtojmë në thërrime. Kërpudhat i vëmë në një tas me ujë të vakët të hidratohen.
Qepën e grijmë hollë dhe e skuqim në tenxhere me 30 gr gjalpë. Shtojmë salsiçet dhe kur këto të jenë skuqur, i shuajmë me verë.
Hedhim orizin, e skuqim për pak minuta dhe shtojmë kërpudhat dhe pak nga uji i tyre. Shtojmë lëng të valuar sipas nevojës derisa orizi të jetë zier.
Pak kohë para se orizi të jetë zier, hedhim shafranin e tretur me pak ujë. Kur orizi të jetë zier, e përziejmë me gjalpin që na ka mbetur dhe djathin parmixhano.
E shërbejmë me majdanoz të grirë të freskët.