Nga Etleva Hoxha
Përgatitja e revanisë me miell misri dhe kos:
(Përbërësit më poshtë janë për një ëmbëlsirë përreth 4-5 persona)
3 filxhanë çaji me miell misri
3 lugë gjelle me margarinë ose gjalpë të freskët
2 gota uji me sheqer
1 gotë ujë me kos
2 kokrra vezë
1 majë luge kafeje me sodë
Përgatitja:
Në një enë me fund sferik përzihet margarina me sheqer derisa të zbardhet. Më pas, shtoni vezët dhe t’i rrihni së bashku. Në vijim, hidhni kosin, më pas miellin e përzjerë me kos.
Përzjeini të gjitha bashkë derisa të bëhet një brumë i trashë si i petullave.
- Nëse preferoni, brumit kur ta punoni mund t’i shtoni edhe disa arra të grimcuara brenda ose fruta të thata.
Më pas, lyeni tepsinë me pak vaj ose gjalpë të freskët, pudroset me pak miell misri, hidhet brumi i përgatitur dhe piqet në furrë të parangrohur me 180 gradë.
Lëreni të piqet derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë, të kuqërremtë.
- Revania lihet të ftohet, pritet në forma rombi dhe sipër i hidhet shurupi i ngrohtë, i aromatizuar me vanilje dhe lëkura të grira portokalli.
Kjo revani mund të shërbehet edhe pa sherbet dhe mund të shoqërohet me fruta të freskëta apo të thata, çajra të ndryshëm, kafe etj.