Origjina e kësaj recete është Turqia dhe falë ndikimit të Perandorisë Otomane, ajo është shpërndarë nëpër shumë vende të Evropës Lindore dhe përvetësuar nga vendet e Ballkanit.
Shija e kësaj recete është e larmishme dhe gjithëpërfshirëse. Ajo të ngroh stomakun dhe të ndez shqisat.
Në këto vende, mbushja e perimeve është një nga traditat më të mira dhe të shijshme të kulinarisë dhe në çdo vend gjen speca, kunguj, patëllxhanë e shumë perime të mbushura me barishte dhe mish.
Përbërësit:
- 4 qepë të mëdha
- 250 gramë mish viçi të grirë
- 1 lugë çaji erëza mikse
- Gjysmë luge çaji karafil pluhur
- Lëngu i dy limonëve
- 3 lugë gjelle majdanoz të freskët
- Kripë dhe piper sipas dëshirës,
- 1 vezë e madhe
- 2 lugë gjelle miell
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja:
Prijeni pjesën e sipërme të qepëve dhe krijoni hapësirën e nevojshme për mbushje.
Pjesën që hoqët nga brendësia e qepëve, prijeni hollë dhe përzijeni me mishin, erëzat, karafilin, lëngun e limonit, majdanozin, kripën, piperin dhe vezët.
Per “JEHONA.Info”
Etleva HOXHA