Pure lulelakre me hudhra Vegjetariane
Serviret për 4 persona
Koha e pregatitjes 5min
Koha e gatimit: 25min
Përbërësit
1 lulelakër e madhe (e ndarë në lule të vogla e gjitha)
4-6 thelpi hudhra të grimcuara
2 gota me lëng pule
4 gota ujë
2 lugë gjelle gjalpë
Pak vaj ulliri
Kripë, piper
Pak borzilok të freskët të grimcuar.
Udhëzimet
Në një tenxhere me ujë vendosni për të zierë lulelakrën.
Pas 18 minutash e hiqni nga zjarri, e kulloni dhe e kaloni në një blender.
I shtoni hudhrën, gjalpin e shkrirë, pak kripë, piper dhe e përzieni derisa të bëni një masë kremoze.
Provojeni shijen e puresë për të kuptuar nëse ka ende nevojë për kripë apo piper.
Nëse jo, servireni në pjatë duke i shtuar sipër borzilokun e freskët dhe pak vaj ulliri.
Shijojeni pasi ka vërtet një shije që do ju pëlqejë pamasë!