RECETE GATIMI -Peshk në furrë

Për sot do t’ju servirim gatimin e peshkut në furrë, me patate prerë hollë në formë rrethore, si patatina.

Përbërësit (për 4 persona)

1 peshk i freskët deti (rreth 1.2 kg)

1 lugëz rozmarinë e grirë

1 lugëz majdanoz i grirë

2 thelpinj hudhër të grirë

gjysmë limoni

kripë, piper

4 lugë vaj ulliri

një fletë alumini për furrë

Përgatitja

Ndizni furrën në 200 gradë. Pastroni peshkun nga të brendshmet, pastaj shpëlajeni dhe thajeni me letër kuzhine.

Përzieni rozmarinën me majdanozin, hudhrën dhe 1 lugë vaj. Shtoni kripë & piper dhe mbusheni peshkun me këtë përzierje, nga pjesa e hapur e barkut dhe në sipërfaqe.

Lani limonin dhe priteni në feta të holla. Shtrojeni brenda barkut të peshkut.

Shtroni në një tavë letrën e aluminit dhe vendosni peshkun. Spërkatini vajin sipër e mbetur dhe mbyllni letrën.

Futeni në furrën tashmë të nxehtë dhe piqeni për rreth 30 minuta, ose më tepër nëse është e nevojshme. Peshku duhet të bëhet kërc dhe si i tejdukshëm.

Normalisht, nëse dëshironi, mund ta piqni edhe me perime si karrota, patate, brokoli për t’i dhënë më tepër shije dhe aromë. Ju bëftë mirë!

Author: jehona