Nga Etleva Hoxha
Përbërësit:
-400 gr makarona spagheti
– 1 liter qumesht
-3 veze
-200 gr djathe i bardhe
-50 gr djathe kackavalle te grire
-100 grame gjalpe
Piper i zi
Kripe
Arrë moskat nje luge e vogel
Përgatitja:
Ziejmë makaronat në ujë të valuar me kripë për gjysmën e kohës që tregohet në ambalazhin e tyre, pasi gjysmën tjetër të kohës do të gatuhen në furrë.
- Në një enë rrahim mirë vezët, shtojmë pak qumësht dhe vazhdojmë sërisht rrahjen edhe për pak çaste.
- Shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar, pjesën tjetër të qumështit, pak kripë, pak piper, pak arrë moskatë dhe në këtë mënyre kemi formuar “salcën” në të cilën do të gatuhen makaronat.
- Vendosim makaronat në një tavë të lyer me pak gjalp, shtojmë salcën e pregatitur dhe e rregullojmë me pirun sipërfaqen në mënyrë që të jetë e njëtrajtshme. E spërkasim sipër me pak djath kaçkavall të grirë dhe disa copëza gjalpi dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 25-30 minuta apo derisa të ketë marrë ngjyrë të kuqerremtë në sipërfaqe.
- Pasi të jetë pjekur, e lëmë të ftohet për disa minuta në mënyrë që e gjithë përbërja të mpikset dhe e presim në copa sipas dëshirës.
Ju befte mire!