Përbërësit:
1 pako makarona
1 kg mish i grirë
2 thelpinj hudhër
1 qepë
1 gotë verë e kuqe
2 lug salcë domate
300 gr domate të grira
1 lç sheqer
1 shkop kanelle
1 lug galetë
100 ml pana
200 gr djathë kaçkavall
1 tufë majdanoz
Arrë moskat
Kripë, piper i zi
Beshameli:
100 gr gjalpë
4 ls miell
5 fç qumësht
2 të verdha veze
kripë, arrë moskat
Përgatitja:
Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë. Ndërkohë kaurdisim fillimisht mishin e grirë derisa të përthithë lëngjet. Më pas shtojmë qepën e grirë imët dhe hudhrat. Vazhdojmë kaurdisjen duke e shuar me pak verë të kuqe. Sapo të avullojë alkooli shtojmë domatet e grira dhe salcën e domates. Rregullojmë shijen me pak sheqer, kripë, piper dhe 1 shkop kanelle. Ndërsa salca me mish të grirë gatuhet përgatisim beshamelin. Kaurdisim në gjalpë miellin derisa të ndryshojë ngjyrë dhe më pas shtojmë qumështin e vakur. E trazojmë derisa beshameli të lidhet dhe në fund shtojmë 2 të verdha veze, pak kripë dhe arrë moskat.
Spërkasim një tavë me galetë, vendosim makaronat tek të cilat kemi hedhur djathë të grirë kaçkavall. I nivelojmë mirë, vendosim shtresën me kimë dhe më pas beshamelin. E spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius.