Përbërësit:
1 pako makarona
700 gr mish viçi
4 karrota
2 qepë
1 kokë hudhër
1 tufë majdanoz
500 ml ujë
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepën e grirë hollë, sapo qepa të bëhet transparente shtojmë mishin të prerë në racione. E kaurdisim mishin derisa të ndryshojë ngjyrë dhe më pas e lemë të ziejë për rreth 15 minuta. Më pas shtojmë karrotat të prera në shkopinj të hollë, një kokë hudhër, makaronat dhe rreth 500 ml ujë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë nën mesatare për rreth 40 mionuta. Në 5 minutëshin e fundit të gatimit shtojmë majdanozin e grirë imët.
Nga Etleva HOXHA