Përgatitja:
1. Lani lulelakrën dhe e ndani në pjesë të vogla.
2. Në një tenxhere vendosni ujin me kripë të zieje, më pas hidhni copat e lulelakrës.
3. Hiqni lulelakrën akoma të pa zier mirë pasi pjekja do vazhdoj në furrë dhe e kulloni (e lini të ziej për 10 min).
4. Merrni një tavë e lyeni me gjalpë dhe spërkateni me bukë të grirë, merrni copat e lulelakrës dhe i sistemoni në tavë.
5. Shtoni copat e proshutës dhe më pas e mbuloni me beshamel.
6. Spërkateni sipër me djathin e grirë.
7. Shtojmë proshutën, dhe i hedhim sipër beshamelin.
8. Vendosni tavën në furrë dhe e lini për 20 min në 180°C.
9. Tava me lulelakër në furrë është gati kur të ketë mare sipër ngjyrë të kuqërremte.
10. Shoqëroni pjatën me mish.