Nga Etleva HOXHA
Përbërësit:
150 gr gjalpë
150 gr miell
100 gr borzilok
100 gr patate
100 gr karota
100 gr qepë
100 gr selino
100 gr domate
2 thelpinj hudhër
Për brumin:
200 gr miell
2 vezë
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim brumin. Në një tas vendosim miellin, shtojmë në të vezët, kripë, piper, vaj ulliri, kurkuma dhe i përziejmë të gjithë ingredientët bashkë derisa të formohet brumi. Brumin e përgatitur e mbështjellim me letër pelikul dhe e lëmë të pushojë për disa minuta.
- Në një tenxhere vendosim qumështin që të vlojë. Në një tjetër tenxhere vendosim gjalpin, pak vaj ulliri dhe i lëmë të shkrihen. Më pas shtojmë dalëngadalë miellin. Pasi të skuqet, miellin e shtojmë në tenxheren me qumësht, ndërkohë që vazhdojmë e përziejmë që të mos bëhet me kokrriza. Pasi masa të bëhet homogjene shtojmë edhe djathin e grirë. Ndërkohë hapim edhe petët dhe i lyejmë me pak miell.
Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim hudhrat e prera imët, shtojmë trumzë, patatet, qepën, selinon dhe karotat. I skuqim të gjitha perimet bashkë dhe në fund shtojmë domatet, pak salcë domatesh dhe borzilok. Kur perimet të jenë gati shtojmë në tigan edhe beshamelin dhe i përziejmë të gjitha bashkë.
Në një tavë vendosim në fund pak beshamelë, mbi të petë dhe një shtresë nga masa që përgatitëm me perime dhe beshamel. Vendosim sërish petë, mbi të sërish nga masa që përgatitëm me perime dhe beshamel dhe e fusim në furrë që të piqet në 180 gradë.