Përbërësit:
800 gr miell
2-3 lugë vaj ulliri
Gjalpë
Kripë
400 ml ujë
1 kg domate (të prera në kubikë)
2 kokrra qepë
Përgatitja:
Grijmë qepën dhe e skuqim në vaj deri sa të zbutet.
Shtojmë domaten dhe e gatuajmë për rreth 30 minuta në zjarr të ulët. Gjatë gatimit mund të jetë nevoja të shtojmë pak ujë.
Bejmë petat: Zëmë brumin me ujë të vakët dhe pak kripë. E punojmë mirë, e lëmë të rrijë pak dhe e ndajmë në dy copa.
Hapim petën dhe e shtrojmë në një tepsi të lyer me vaj. Hedhim mbi të mbushjen dhe e mbulojmë me petën tjetër. E spërkasim me pak gjalpë.
Mbulojmë saçin me prush dhe e vëmë mbi zjarr që të nxehet mirë.
Vëmë saçin mbi tepsinë e lakrorit dhe e lëmë për rreth 1 minutë. Heqim saçin, e vëmë tepsinë mbi zjarr dhe e mbulojmë përsëri me saç.
E pjekim për rreth 10 minuta duke e zbuluar dhe kontrolluar disa herë gjatë pjekjes. Në gjysmë të pjekjes e mbulojmë lakrorin me letër alumini që të rrijë më mirë peta.
Nga Etleva Hoxha