RECETE GATIMI – Krap në tavë/ Nga Etleva Hoxha

Përbërësit

300 gr krap

200 gr qepë

50 gr vaj

pak salcë domatesh (të trashë)

piper i zi

kripë

pak spec djegës

1 lugë kafe miell

pistil kumbulle

gjethe dafine

Përgatitja

1-Priteni qepën dhe hidheni në një tenxhere ku shtuar dhe vajin.

2-Kavërdisini në zjarr të ngadaltë derisa të shkrihet qepa.

3-Shtoni kripën, specin djegës dhe vazhdoni kavërdisjen.

4-Kur qepa të jetë shkrirë, hidhni salcën e domatestë holluar me pak ujë, miellin dhe shtoni një gjethe dafine.

5-Kavërdiseni derisa të shihni që salca është gati.

6-Në një tavë për pjekje hidhni shtresën e parë të salcës dhe vini peshkun sipër, pastaj prapë salcë derisa të mbuloni peshkun. Futeni në furrë në 300 gradë celcius përreth 25 minuta, duke i ndryshuar pozicionin vazhdimisht që të piqet mirë.

 

Author: jehona