RECETE GATIMI- Gjella e ҫobanit me mish qingji

Përbërësit

500 gr mish qingji

1 lugë gjelle gjalpë

2 qepë

2 domate

2 kërpudha

1 spec jeshil

Kripë

Piper i zi i sapobluar

Përgatitja

Në një tenxhere, shkrini gjalpin dhe hidhni mishin e qingjit të prerë në kubikë.

Shtojini qepën e prerë në feta të holla  dhe gatuajini në zjarr të ulët derisa mishi të marrë ngjyrë kafe.

Shtoni më pas specin jeshil të prerë në copa të vogla, kërpudhat e prera dhe domatet e prera në kubikë.

Rregullojini me kripë dhe piper dhe shërbejeni me bukë të thekur.

Përgatiti Etleva Hoxha

Author: jehona