RECETË GATIMI – Fileto pule me krem qumështi

Përbërësit:

500 gr fileto pule

500 ml qumësht

2 lugë gjelle miell

2-3 lugë gjalp

Vaj ulliri

Kripë

Arrë moskat

Piper i zi

2-3 thelpinj hudhër

1    dorë bajame të pjekura

3-4 lugë limon i shtrydhur

Përgatitja:

Në fillim pritini hollë filetot e pulës dhe marinojini me vaj ulliri, kripë, leng limoni. Me pas në një tigan të thellë bashkoni gjalpin me vaj ulliri dhe vendosini në zjarr të avashtë duke shtuar filetot dhe hudhrën. Lerini të skuqen duke i kthyer në të dyja anët sa të marrin ngjyrë të artë dhe me pas kalojini në një pjatë. Në tiganin me yndyrë që keni skuqur filetot, shtoni miellin sa të zverdhet dhe shuajini me qumësht. Përzijini mire mos bëhet kokrrizë. Më pas bashkoni kremin me filetot e skuqura duke i lënë për 5-6 minuta. Shtoni arrë moskat, piper të zi dhe bajame të pjekura të copetuara. Servireni në pjata dhe shoqerojeni me sallatë të stinës.

Author: jehona