
Përbërësit:
– 400 g fasule,
– 2 qepë,
– 1 hudhër,
– 1 karotë e madhe,
– 1 majdanoz ,
– piper kokrra,
– fletë dafine,
– 1 spec i gjelbër,
– 1 lugë miell,
– 1 lugë e vogël spec i bluar,
– erëza, piper i bluar, vaj, kripë.
Përgatitja:
- Fasulen pastrojeni, lajeni mirë dhe qitni ujë.
- Shtoni qepën e grirë, karotën e grirë dhe rrënjët e grira të majdanozit, piperin kokrra, fletën e dafinës, specin e gjelbër. Zieni rreth një orë në temperaturë mesatare.
- Në tigan qitni vaj dhe në të fërgoni qepën e grirë imët, shtoni miellin, hudhrën e grirë dhe kur të skuqen pak shtoni specin e kuq dhe menjëherë hiqeni nga zjarri dhe qiteni në fasule. Shtoni erëzat, piperin e bluar dhe kripën sipas nevojës. Le të vlojë edhe një deri në dy minuta dhe fasulja është gati.
Përgatiti
Etleva Hoxha