RECETE GATIMI- Fasule me perime

Nga Etleva Hoxha

Përbërësit:

– 400 g fasule,

– 2 qepë,

– 1 hudhër,

– 1 karotë e madhe,

– 1 majdanoz ,

– piper kokrra,

– fletë dafine,

– 1 spec i gjelbër,

– 1 lugë miell,

– 1 lugë e vogël spec i bluar,

– erëza, piper i bluar, vaj, kripë.

Përgatitja:

  1. Fasulen pastrojeni, lajeni mirë dhe hidhini ujë.
  2. Shtoni qepën e grirë, karotën e grirë dhe rrënjët e grira të majdanozit, piperin kokrra, fletën e dafinës, specin e gjelbër. Zieni rreth një orë në temperaturë mesatare.
  3. Në tigan hidhni vaj dhe në të fërgoni qepën e grirë imët, shtoni miellin, hudhrën e grirë dhe kur të skuqen pak shtoni specin e kuq dhe menjëherë hiqeni nga zjarri dhe qiteni në fasule. Shtoni erëzat, piperin e bluar dhe kripën sipas nevojës. Le të vlojë edhe një deri në dy minuta dhe fasulja është gati.

Author: jehona