RECETE GATIMI – Fasule me pastërma

Fasule me pastërma

Dimri po afron dhe gjella tradicionale  e fasuleve me pastërma përbën mënynë më tipike të një familje shqiptare. Në prolog të këtij dimri ne po ju servim recetën e “Fasuleve me pasterma”. Shijoheni dimrin me këtë “ brand” gastronomie

PËRBËRËSIT:

3 fç fasule

5 copa pastërma

1 qepë e madhe

2-3 thelpinj hudhër

½ spec jeshil

½ spec i kuq

1 domate

1 lgj salcë koncentrat

Vaj ulliri

Spec djegës

Kripë, piper

PËRGATITJA:

Fasulet lihen që në mbrëmje në ujë, sikurse dhe mishi në mënyrë që t’i dalë kripa. Të nesërmen fasulet i kullojmë dhe i vendosim të ziejnë duke shtuar dhe copëzat e pastërmasë. Grijmë imët një qepë dhe e kaurdisim së bashku me hudhrën, specat dhe domaten e grirë. Shtojmë dhe 1 lgj koncentrat dhe më pas këtë masë e shtojmë në tenxheren me fasule. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë derisa fasulet të behen ne forme ajke.

Përgatiti për “JEHONA.Info”

Etleva Hoxha

Author: jehona