Përbërësit:
500 gr miell
1 lgj kripë
1 lgj uthull
1 lgj vaj
300 gr gjizë
1 kokërr vezë
200 gr spinaq
1 tufë koper
Piper i zi, piper i kuq
Niseshte për hapjen e petëve
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim brumin e byrekut. Brumi ështe i rëndësishëm që të punohet mirë derisa të fitojë elasticitet. E lemë brumin të pushojë për të paktën 30 minuta dhe më pas hapim brumin në 6 kuleçë. Spërkasim tryezën e punës me niseshte dhe hapim 6 petë të mëdha të cilat i vendosim njëra mbi tjerën duke lyer çdo petë me vaj ulliri. Në një tas vendosim bishtat e qepëve të njoma të grira imët, spinaqin e grirë imët, majdanoz ose kopër, gjizë pa kripë dhe një vezë. E trazojmë mirë dhe vendosim mbushjen në qendër të petëve të hapura. E mbështjellim petën si një bohçe duke mbuluar të gjithë mbushjen. E spërkasim me pak miell dhe niseshte dhe e kalojmë dhe njëherë okllain mbi byrekun e mbushur. E vendosim byrekun duke e kthyer përmbys në një tepsi, lyejmë sipërfaqen mirë me yndyrë dhe e vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-35 minuta.