Perberesit
1 pulë e freskët
1 kg bamje
2 speca jeshilë
4 lugë gjelle vaj ulliri
2 kokrra mesatare qepë
4-5 kokrra mesatare domate
2-3 filxhanë kafeje uthull
Piper
Majdanoz dhe Kripë
Pergatitja:
1.Pulën pasi e keni pastruar, priteni në copa, krahët, kofshët dhe gjoksin në dy pjesë.
2.Në një tenxhere hidhni gjysmën e vajit të ullirit dhe hidhni qepën e prerë në kubik të vegjël.
3.Më pas shtoni dhe copat e mishit të pulës, duke hedhur pak kripë, piper dhe kaurdisini.
4.Në një tas vendosni bamjet e qëruara dhe mbulojini me ujë, aty shtoni uthullën dhe lërini për 10 minuta.
5.Pasi kullohen hidhini në tenxhere ku është mishi me qepën.
6.Shtoni vajin e mbetur dhe specin e prerë në copëza të vogla dhe kalojini në një skuqje të lehtë.
7.Ndërkohë vijoni me përgatitjen e salcës së domateve, mund të bëhet me rende, ose në grirësen e frutave dhe perimeve.
8.Salcën shtojeni tek pula dhe bamjet, hidhni dhe kripë e piper, dhe në fund shtoni edhe majdanozin e grirë.
9.Lëreni në zjarr jo shumë të lartë, derisa uji i domates të ketë avulluar
Nga Etleva HOXHA