RECETA e së DIELES – Rizoto me salçiçe dhe kërpudha

Përbërësit:

350g oriz

1 qepë e vogël

½ gotë verë e bardhë

250 gr salsiçe

30 gr kërpudha porçini të thata

50 gr gjalpë

50g djathë parmixhano

Lëng zarzavatesh i valuar

1 bustinë shafran

Majdanoz i freskët

Përgatitja:

Salsiçeve u heqim lëkurën dhe i copëtojmë në thërrime.

Kërpudhat i vëmë në një tas me ujë të vakët të hidratohen.

Qepën e grijmë hollë dhe e skuqim në tenxhere me 30 gr gjalpë.

Shtojmë salsiçet dhe kur këto të jenë skuqur, i shuajmë me verë.

Hedhim orizin, e skuqim për pak minuta dhe shtojmë kërpudhat dhe pak nga uji i tyre.

Shtojmë lëng të valuar sipas nevojës derisa orizi të jetë zier.

Pak kohë para se orizi të jetë zier, hedhim shafranin e tretur me pak ujë.

Kur orizi të jetë zier, e përziejmë me gjalpin që na ka mbetur dhe djathin parmixhano.

E shërbejmë me majdanoz të grirë të freskët

Author: jehona