Raimonda Kovaçi këngëtarja e mirnjohur Pukjane, që i këndon me krenari vendlindjes së saj.

Raimonda Kovaçi  këngëtarja me zërin e ëmbël e cila i këndon me krenari vendlindjes së saj të bukur KryeziutPukës, maleve, gurrave, lëndinave, krojeve dhe asaj toke të bekuar, nga ku u mbrujt dhe mori jetë, për tu bërë një këngëtare e njohur dhe e kërkuar, në Dasma koncerte dhe evenimente të ndryshme muzikore.

Raimonda Kovaçi një artiste e kompletuar, dhe me një karrierë muzikore e cila vazhdoi  që heret në adoleshencën e saj.    Këngën e gjeja në çdo vend tha Raimonda për PortalinShqiptar.com dhe AdriaNet,  kënga  është një ëndërr e madhe, e bukur, dhe mjaft e vështirë për t’a arritur, por me shumë sakrifica arrita t’a realizoja këtë ëndërr.

Raimonda Kovaçi e hijeshme dhe sharmante, me zërin e saj të  ëmbël dhe pozitivitetin e një njeriu që ka jetuar në skenë, ka sjellë rreth vetes shumë e shumë adhurues, të cilët e motivojnë këngëtaren simpatike, që gjithmonë të sjelli risi dhe projekte të reja muzikore.

Raimonda  Kovaçi ka një repertor të larmishëm, me këngë të zhanreve të  ndryshëm, ku më së shumti e gjen veten tek kënga popullore dhe turbo folk, por gjithashtu këndon shumë bukur dhe balada të ndryshme, të cilat pëlqehen shumë nga audienca e saj.

Raimondën e gjen gjithandej, në fejesa, dasma, ditëlindje, koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, publiku e do dhe i jep suport për të vazhduar më tej me projekte të reja që janë drejt realizimit dhe do publikohen së shpejti. Gjer atëherë ne e falenderojmë këngëtaren simpatike Raimonda Kovaçi për bisedën, dhe ju ftojmë që në linkun më poshtë të shikoni këngën “Krenarinë ma dha Kryeziu”

 

Author: admin