Ragip GJOSHI, “profesori” i poezise

Profesor dr. Gjoshi lindi më 15 janar 1957, në Flamuras të Drenicës.

  • Titujt shkencor i ka për studime “albanologjike”, për të cilët është edhe i plotësuar me të gjitha titujt dhe gradat e mundëshme, falë një vullneti të jashtëzakonëshëm studimi.

Ndërkohë që ka botuar me dhjetra studime dhe reçensa shkencore tre antologjitë e botuara vetëm në këtë vit(2023) na tregojnë se drenicari Gjoshi është po kaq “profesor” edhe për krijimtarinë poetike.

  • Aktivitetin krijues e ka filluar që në rininë e herëshme por tre antologjitë rishtare janë një rrevolucion, jo vetëm i krijimtarisë personale, por edhe i poetikës kombëtare.

Antologjitë e botuara :

PËRBALLË FURTUNAVE Vëllimi 1 (250 faqe)
PËRBALLË FURTUNAVE Vëllimi 2 (250 faqe)
KOSOVË AG I PËRJETËSISË (250 faqe)

EDHE PSE JEMI NJË

Sa here vajzërohet hëna për mbi kreshta,
E saherë agu nxjerr syrin mbi male,
Jehon mallkimi për ndarjet n’“Lugun e Zanave”,
N’lugun lisave të Kombit.
Jemi shumë vëllëzër e na ndanë,
Na e rrudhën edhe hartën…
Por ne jemi vetëm NJË

Tashti një gjuhë e flasim të gjithë,
Një atdhe e një zot bashkë e duam
Bashkë bëmë lutje e u flijuam
E copat e dheut ende nuk bashkuam…

Edhe pse do udhë të lutjeve na ndajnë,
Dikush në meshë të dielave në kishë,
Dikush n’lutje të premteve në xhami,
E dikush në majë t’BabaTomorit lutet,
Disa të tjerëpërzgjedhin kafenenë,
Por që të gjithë një emër kanë…!

Edhe pse lutjet na i kanë ndarë n’copa,
Por flijimi për atdhe bëhet veç shqip… !

Zemrën e kemi sa deti, jemi vëllazër,
Lutemi veç shqip për një Zot e njëAtdhe,
Shkumbinin e kemi tharë, dialektet i bëmë një,
Edhe pse buzëqeshjet na i ndanë ndër mote…
Drenicë, më 9 maj 2023

Author: jehona