Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Radhimë. Paraprakisht uniformat blu informojnë se në afërsi të plazhit, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen verifikime nëse ka persona të dëmtuar, ndërs janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.
“Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri.
Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nese ka persona të dëmtuar.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit”.