Qytetari shqiptar publikon videon: Shihni si kryhet tamponi për Covid në Itali pa zbritur nga makina, përgjigjja për 15 minuta!

Një qytetar shqiptar tregon se si kryen testet antiCovid në Itali.

Në një video dërguar gazetarit Enrik Mehmeti qytetari thotë se po udhëton në Itali, përkatësisht në Venezia ku të gjithë pasagjerët e makinave që hyjnë në këtë qytet i nënshtrohen tamponimit.

Qytetari, siç shprehet edhe në video thotë se testi është falas dhe se përgjigjia del për 15 minuta.

Author: admin