Katër persona janë konfirmuar të vdekur në incidentin e ndoddhur mëngjesin e sotëm në Kanalin Anglez.
- Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka konfirmuar numrin e personave që humbën jetën ndërsa shton se hetimet janë në vazhdim.
Një zëdhënës tha se autoritetet u njoftuan për incidentin në orën 3.05 të mëngjesit.
“Pas një operacioni të koordinuar kërkim-shpëtimi të udhëhequr nga Rojet Bregdetare, me keqardhje ka pasur katër vdekje të konfirmuara si rezultat i këtij incidenti, hetimet janë në vazhdim dhe ne do të japim informacione të mëtejshme në kohën e duhur”, thanë ata.
Më herët, një burim qeveritar tha se 43 njerëz ishin shpëtuar – megjithëse nuk është e qartë nëse ndonjë nga katër vdekjet ishte në mesin e atyre që fillimisht u shpëtuan gjallë.