Qeni i rruges përgjërohet për ushqim, pasi e ushqejnë në rrugë, falenderon me këmbë dhe i dalin lot

Një qen endacak ‘qau me lot gëzimi’ teksa një kalimtare gjeti kohë ta ushqente. Pamjet e skenës së ndodhur në provincën Shanxi të Kinës veriore, janë shpërndarë në mediat sociale dhe shumë persona janë përlotur.

Në klip, qeni i vogël mund të shihet duke qëndruar mbi këmbët e pasme ndërsa lëkund këmbët e para në ajër, ku duket sikur po përgjërohet për ushqim.

The dog was spotted near a park. Credit: Douyin/xiaoxiangchenbao

Dhe ndërsa gruaja i jep disa salsiçe, bebet e syve të këlyshit fillojnë të zmadhohen sikur të ishte i lumtur se e kishin ushqyer.

Një pjesë tjetër e klipit tregon gruan që kthehet në park për të kontrolluar qenin, i cili e njeh dhe afrohet për ta përshëndetur. Sapo ajo i jep diçka tjetër për të ngrënë, ai fillon të përlotet sërish.

Credit: Douyin/xiaoxiangchenbao

Gruaja tha për Xiaoxiang Morning Post:

Unë dhe miqtë e mi ishim rrugës për në park kur pamë qenin endacak. Ai filloi të qante kur ne i dhamë ushqim dhe unë u përpoqa ta fus në makinën tonë një herë, por ai nuk pranoi dhe shkoi përsëri në rruge

VIDEO

Burimi: UNILAD

Author: admin