
Në orët e para të mëngjesit, në Qafë Thanë-Korçë filluan reshjet e dëborës, njoftoi Autoriteti Rrugor Shqiptar. Temperatura shënon -3 °C.
Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.
- Për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe pajisja me zinxhirë.