Publikohen detajet/ Ja çfarë do të bëj Kryeministri Edi Rama në 1 Janar 2021 bashkë me Luana Vjollcën

Në një kohë kur vendi po përballet me pasojat e rënda që la tërmeti dhe krizën që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, kryeministri Edi Rama mendon se si të argëtohet.

Pas shfaqjes tek emisioni i Blendi Fevziut ku dha një intervistë ndryshe, CNA.al ka mësuar se, kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në shown e Luana Vjollcës.

Kryeministri do të bëhet pjesë e lojërave të emisionit “Shiko kush Luan”, i cili do të transmetohet në datën 01 Janar të vitit 2021.

Nuk mjaftoi intervista tek Fevziu por tani do ta shikojmë edhe tek Luana Vjollca ku do të luajë “kukafshetas” ndërkohë që një numër i madh qytetarësh do e kalojnë Vitin e Ri nëpër çadra. Mësohet se emisioni është regjistruar, tashmë po montohet që të transmetohet për publikun.

Mesa duket Vitin e Ri, Rama, do ta marrë me të qeshur, pasi do të bëhet pjesë e lojërave në emisionin “Shiko Kush Luan”.

Author: admin