Në Mirditë, ose hyn si mik dhe merresh në besë e përcillesh si zotni ose pushon buzë një burimi, dredh një cigare duhan dhe ndiq udhën e madhe… e mos bëj gabim të pytësh për ndonjë “han”, se e han sa krahu…
-
Kanuni shqiptar nuk lejon në viset tona ndërtimin e haneve, moteleve as bordellove… Çdo kullë ka një odë të shejntë që thirret “oda e miqve”, sepse mirditorët kanë shprehjen ma të famshme në botë : “Shpia është e Zotit dhe e mikut”!
– I nderuar mik, lexoni historinë e udhëtarëve të shquar europian që kanë vizituar Mirditën dhe do ta kuptoni, se pse nuk ka “han” në Mirditë!
– Ai, në heshtje pohoi me kokë dhe iku bythazi si i përmjerrosur……”
Nga Agim Picaku