Pse jam gjatë gjithë kohës me nerva dhe si ta përmirësoj veten

Shumë njerëz ia bëjnë vetes shpesh këtë pyetje. Disa prej tyre e kuptojnë këtë gjë, por prapë e kanë të vështirë ta kontrollojnë veten në çdo situatë, disa të tjerë as nuk duan ta rregullojnë këtë problem. Po themi “problem” sepse në të shumtën e rasteve nervat e tepruara, përveçse përkeqësojnë situatën, janë të dëmshme edhe vetë për personin dhe gjëja më e mirë që mund të bëhet është të mësoni si t’i menaxhoni nervat, zemërimin dhe inatin.

Shkurtimisht pse shkaktohet: Nervikosja është një përgjigje e natyrshme e receptorëve ndaj “kërcënimeve” të jashtme (kjo sigurisht është subjektive sepse secili e përjeton diçka në mënyrën e tij).

Kjo bën që trupi të lëshojë adrenalinë, muskujt të shtrëngohen, të rriten rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut. Shqisat ndihen si më të mprehta, fytyra dhe duart të skuqura, damarët më të dukshëm në sipërfaqen e lëkures (ne shqiptarët i kemi shumë mirë parasysh këto ndryshime :P).

Disa këshilla profesionistësh për menaxhimin e stuatës dhe të nervave në mënyrën e duhur, edhe pse duken si të zakonshme, të ripërsëritura nga të tjerët rreth e rrotull, janë këto:

– Mendo para se të flasësh dhe zakonisht teknika më e thjeshtë që përdoret është “numëro deri ne 10” sepse realisht nga nervat besoj ju ka ndodhur që keni thënë minimumi një fjalë/fjali për të cilën jeni penduar më vonë.

– Sapo të qetësohesh, shprehu dhe trego pakënaqësinë që ta shkaktoi, kështu personi që po debaton do e marrë në konsideratë këtë faktor akoma më tepër kur ia thua shqetesimin me qetësi dhe logjikë sesa në nerva e sipër.

– Merru me aktivitet fizik pasi ndihmon shumë në reduktimin e stresit dhe të largon mendimet/energjinë negative të cilat të shtojnë ndjesinë e nervave akoma më tepër.

– Merr pak pushim, kujdesu për veten, flit me dikë ose kërko ndihmë profesionale nëse është nevoja dhe mos lejo akumulimin e të gjitha problemeve sepse kështu vetëm do përkeqësohet situata.

– Vlerëso arsyet se pse po nevrikosesh, pyet veten “a ia vlen t’i krijoj vetes këtë shqetësim kaq të madh për këtë që po ndodh?” me siguri përgjigjja është “jo, nuk ia vlen”./asutimes.com

Author: admin