Emmanuel Macron është përballur me një valë kritikash pasi u pa në një koncert mbrëmjen e djeshme, ndërsa protestuesit “i vini flakën” Francës në natën e tretë të trazirave.
- Më shumë se 600 persona janë arrestuar dhe të paktën 200 oficerë policie janë plagosur teksa tensionet u rritën lidhur vrasjen e 17-vjeçarit, Nahel.
Vrasja e tij ka nxitur kritika lidhur me taktikat që përdor policia ndaj personave me të ardhura të ulëta në zonat multientike.
Rreth 40.000 policë dhe xhandarë u dislokuan në disa qytete gjatë natës, teksa autoritetet kanë vendosur orë policore në komunat afër Parisit dhe kanë ndaluar tubimet publike në Lil dhe në Torkun.
- Ndërkohë, Macron u fotografua në prapaskenë me gruan e tij Brigitte në një koncert të Elton John në Accor Arena të kryeqytetit.
Sipas mediave të huaja, thuhet se një person ka postuar në Twitter një foto ku shkruan:
“Presidenti i Republikës në koncertin e Elton John, ndërsa Franca po digjet”.
Pas publikimit të kësaj fotojë, në rrjete sociale kanë vërshuar komentet negative dhe kritikat ndaj Macron, komente që erdhën si pasojë e tensioneve që vazhdojnë ende në Paris