Pronat e çamëve/ Dendias: Çështje inekzistente, do keni pasoja nëse…

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ndodhet në Tiranë ku ka mbajtur edhe një konferencë për shtyp në krah të ministres Olta Xhaçka.

Dendias tha ka diskutuar me qeverinë shqiptare për çështjen e detit dhe ligjin e luftës dhe shtoi se ata kanë vullnetin e mirë për të zgjidhur këto çështje.

Takimet tona janë të shpeshta. Kemi ardhur që të marrim pjesë në Javën e Kulturës Greke. Jam i gëzuar që jam këtu sot dhe të njoftoj vendimin për hapësirat detare. Përmbushja e kësaj procedure ka rëndësi të veçantë. Duam të zgjidhim diferencat tona. Gjithashtu mendojmë se përtej rëndësisë që ka për vendet tona, dërgon mesazh të rëndësishëm se kjo është mënyra e duhur për të zgjidhur problemet tona.

Marrëdhëniet tona janë zhvilluar shumë mirë. Ligji i luftës është diçka që duhet të shkëputemi dhe do të bashkëpunojmë këtu. Sigurisht dua të jem i çiltër, ne duhet të diskutojmë për çështje praktike që kanë të bëjnë me palën greke dhe ato do i diskutojnë. Do të diskutojmë çështjen e minoritetit grek dhe komunitetit shqiptar në Greqi.

Kuptoj çështjen e pensioneve. Është e rëndësishme që ramë dakord dhe do t’i vendosim në itinerar zgjidhjesh. Takova anëtarë të komunitetit grek të Himarës, që më treguan problematikat e tyre. Në marrëdhëniet tona është e rëndësishme të themi që iu referuam tregtisë dypalëshe. Diskutuam gjithashtu çështjet mbi energjetiken. Çështjet e luftës në Ukrainë”, tha Dendias.

Ndërkohë, lidhur me çështjen e pronave të çamëve në Greqi, ai tha se kjo çështje nuk ekziston, duke shtuar se do të çojë në pasoja nëse kjo çështjet hapet, duke deklaruar se Greqia do të vendosë për çështje të tjera që kanë të bëjnë me itinerarin tonë në Evropë.

“Por duhet të diskutojmë mbi çështje praktike, që kanë të bëjnë me palën greke. Ne mendojmë se nuk janë gjërat siç paramendohen. Të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese, pasi do na çojë në pasoja të nivelit të shumëfishta, ku Greqia do të vendosë për çështje të tjera që kanë të bëjnë me itinerarin tuaj në Evropë,” tha ai.

© SYRI.net

 

Author: jehona