Orët e para të ditës do të jetën me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat verilindore. Ndërsa në orët në vijim pritet që vranësirat gradualisht të shfaqen në të gjithë vendin tonë, KU në zona të izoluara të Shqipërisë vranësirat do të mund të sjellin reshje të pakta dhe të papërfillshme.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Masat ajrore të qëndrueshme POR të ftohta kanë përfshirë të gjithë territorin e Kosovës, duke sjell alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites, ndërsa në orët e pasdites dhe në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë MV, por do të ketë dhe kalime të lehta vranësirash. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen gradualisht në vend, por nuk do të mund të sjellin reshje në MV.
Rajoni dhe Europa
Europa në pjesën më të madhe do të jetë me mot të qëndrueshëm në Vendet Nordike dhe Lindje të kontinentit. Po ashtu me kthjellime dhe kalime vranësirash do të jenë pjesa me e madhe e Europës Qendrore dhe Jugore. Ndërsa Brigjet e detit të Zi dhe Europa Perëndinore do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu Anglia vijojnë të jetë në mbizotërimin e reshjeve./Shqiperiaime.com.al