Vranësirat e shpeshta vazhdojnë të jenë prezente në vendin tonë duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar, ku më të dukshme do të jenë në orët e pasdites dhe mbrëmjes.
Pritet që reshjet më të fokusuara të jenë në zonat Veriperëndimore dhe Veriore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 17°C.
Era do fryjë e mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 – 6 ballë.
Kosova
Kosova të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta për gjatë gjithë ditës, ku parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje në të gjithë vendin. Por në intervale të shkurtra kohore pritet të ketë dhe momente me kthjellime.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV vijon të jetë në dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë 24_orëshit, duke bërë që MV të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Pritet që më të dukshme reshje të jenë në zonat Perëndimore.
Rajoni dhe Europa
Kontinenti Europian në pjesën më të madhe do të jetë në mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin në reshje shiu në Britaninë e Madhe dhe pjesërisht Europën Qëndrore. Po qashtu me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu PARAQITET pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit. Me vranësira dhe reshje dëbore do të jetë Europa Lindore. Ndërsa me kthjellime dhe kalime vranësirash do të jenë Brigjet e detit të Zi, gadishulli Iberik dhe Vendet Nordike./Shqiperiaime.com.al