Bilall MALIQI, ZERI i PRESHEVES ne ANTOLOGJINE MBAREKOMBETARE

Bilall Maliqi lindi më 08.04.1969 në fshatin ElezBali, komuna e Preshevës. Ka mbaruar shkollën e Grafikës dhe disa kurse kombëtare dhe ndërkombëtare për gazetari. Shkruan poezi dhe prozë për fëmijë e të rritur, merret edhe me kritikë letrare.

  • Është autor i 39 librave të zhanreve të ndryshme letrare. I përkthyer: në anglisht, italisht, rumanisht, frëngjisht dhe suedisht.

I prezantuar nëpër shumë leksikone, antologji e panorama, si dhe fitues i shumë çmimeve letrare.

  • Është Kryetar Nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kryetar i Galaktika Poetike Atunis-Lugina, Drejtor i Edicionit të botimeve të Feniksit.

Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i disa asociacioneve letrare . Jeton dhe vepron në Preshevë.

 BESË E PRERË

Besë i zumë kohës

Ajo na futi në labirinth

E na mveshi
Me këmishë të zezë

Ngeli diku pak bardhësi
E tëra në mjegull u shkri

Kur i zumë besë fjalës
Nga gërklani dilnin klithma

PA ADRESË

Edhe
Andej gurit
Këndohet
E njëjta këngë.

Emrat
Luajnë vallen
E çmendisë
Pa adresë
Pa numër.

Pahiten
Nëpër barkun
E ëndrrave boshe
Për shpresën
E fatit shterpë…

MËRZI
Jam mërzit nga koha
Që vjell (përdit) vrerë !
Dashurinë e mbulon
Me gjethe të zeza harrimi
Shpresës së degëzuar
Ia pret trupin e moçëm.

Hej…
Mërzitë jam nga koha,
Kur fati (ende) pahitet
Në shpinë të reve të trazuara.

ÇORODITJE

U mbështoll koha
Me lëkurë të vdekjes,
E vajtojcat i ka zënë gjumi
Diku…

Në një kthinë të harruar
Engjëjt myzhdedhënës
Dhe qortues
I harruan lutjet !
Medet…
Është fund i botës
Apo nismë e tmerrit të ri!?

 

Author: jehona