Prej disa ditësh në gjendje kritike, ndërron jetë nga Covid mjeku i njohur shqiptar

147

Ka humbur jetën nga Covid-19 një tjetër mjek. Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm kryetari i Shoqatës së Anestezi-Terapi Intensive doktor Mihal Kerci.

Kerci prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar duke humbur kështu betejën me virusin.

Kerci, ka humbur betejën me Covid 19, duke u bërë mjeku i 25-të që është ndarë nga jeta për shkak të koronavirusit. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije mjeku i njohur Tritan Kalo me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Nje “Requiem” per Prof. Dr. Mihal Kerci! Sot dite zije per Anestezi-Reanimacionin e mjekesine shqiptare! Disa ore me pare, pas jave perpjekje, disa here shpresash, me tej deshperimesh ne humbem nje nga koleget tane me te mire,

Kryetarin e Shoqates sone te Anestezi-Terapi Intensive, mikun e vlefshem, njeriun e ditur, te mire e te pa pertueshem, Mihalin tone! Familja e tij humbi ate pjestar, bashkeshort e baba shembellor.

Studentet nuk do te degjojne me leksionet e tij plot shkence e pasion, pacientet nuk do ta kene me ne momentet me te veshtira te tyre mbi koke, duke u transmetuar shprese, besim e qetesi!

Anestezi-Reanimacionit shqiptar e Rajonal do t’i mungoje nje nga “kolonat” e organizatoret me te vlefshem te tij, zeri i tij nuk do te degjohet me plot dije e eksperience ne Konferencat, debatet, diskutimet tona.

Do na mungoje te gjitheve, familjareve, kolegeve, shokeve, miqve, te semureve qe presin te sherohen…qytetareve ne terresi. Ta kujtojme gjithemone ashtu sic ishte ne jeten e punen e tij! Ngushellimet me te sinqerta e te dhimbeshme,” shkruan Kalo./shkoder.info