Prej 7 ditësh i zhdukur, gjendet në bregun e detit në Durrës trupi i të riut që kishte dalë për të peshkuar

Pasi rezultonte i zhdukur prej disa ditesh, nje 32-vjecar eshte gjetur i mbytur ne Durres. Trupi pajete i shtetasit me inicialet S.P., u gjet ne breg te detit në orën 07:35, në lagjen nr.1.

Nga hetimet paraprake rezultoi se ishte i riu, për të cilin familjarët kishin bëre denoncim në datën 28.11.2020, pasi ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.

Për këtë shtetas janë ushtruar kontrrolle të vazhdueshme për 7 ditë nga polumbarët dhe Forcat Detare.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Author: admin