“PRANVERA” KOSOVARE E POEZISE

U lind pas Luftës në vitin 2001 në Ferizaj. Ka përfunduar studimet bachelor, në Universitetin e Prishtines, në Fakultetit Filologjik, në departamentin Letërsi Shqipe.

  • Perveç profesionit, merret edhe me poezi, të cilat janë botuar në revista te ndryshme, duke u vlerësuar edhe me çmime.Ka filluar ne vitin 2022 ti publikoj dhe ka shkruajtur deri me tani 27 poezi të cilat janë botuar ne revista te ndryshme dhe antologji dhe jo vetem në Kosove, por Norvegji, Suedi, Irland, SHBA, Greqi, Shqipëri.

ZEMRA QË PIKON GJAK

Veç ëndrrat janë
gëzime për të !
Eh… ! Mendimet,
janë si dredh e pluhurit.
Jeta e saj është pa stolisje,
mund të them pa kozmetikë.
E saj është jeta…

Goja e saj është ndryshk !
Çelësit i kanë rënë dhëmbët,
çka shfaqet në fytyrën e saj.
Mos i besoni…

Askujt mos i besoni
për të.
Ajo pret edhe valët e zemëruar,
në kohën me diell.

Asaj i kanë marrë
buzëqeshjen
plumbat që binin !
Dikur, dikush
Ia ka vrarë…

Asaj.
Ia kanë vrarë
edhe pëllumbin e bardhë.

E SHTRIRË NË DALLGË

Gjumi u mundua, mendimet
e hidhura me m’i flak,
ato nuk hoqen dorë
u kapen në valle me ëndërrat .

Mendova se me gjumë
do ta braktisja realitetin,
nuk doli ashtu
me besimin se, po t’i mbyll sytë
do të ndryshoj diçka,
prapë gabova!

Mbas një dite të lodhshme
e të etur për dituri
hodha sytë në çdo hapsirë.
që më shihnin sytë.

Kosova, ngjason
si një varkë,
që çdo ditë i thyhet
nga një dërrasë
e fillon me i hy uji .

Dhe prapë ajo vazhdon
si nusja në traditat e shqiptarëve
tuj kujtu se është më e bukura
e ngre kryet përpjetë,
vetëm pse ka vendosur
fustanin e bardhë
e brenda faqen e zezë.

Ashtu edhe Kosoves
flamuri i valon sa fryen era,
por nuk shikon se do të bie në fund
e do ta marrë rrjedha .

Nuk shikon rininë si po i iken
nga pëllëmba dorës,
nuk e shikon se retë e zeza
e kanë rrethu.

Shumë shpejt mbi kokë
ujin kanë për me ia l’shu.
Nuk shikon dërrasat me ia ndrru,
po kokëfortë vendos me lundru.

Me njerëzit që nuk din not,
nuk din në cilin kënd
m’u drejtu.

Shkurt e shqip, harten nuk
dijnë me lexu
tuj u mbajt
se Evropa ka me i pranu.

Ushtarët e lindur
nga nënat shqiptare
i mori dheu,
këta të fundit
po i vret vet atdheu!

Author: jehona