Pranvera TUDA/ “Pranvera” e luleve të bukura të këngës popullore

Pranvera Tuda është një këngëtare e re në tregun muzikor shqiptar por që ka gati më shumë se një dekadë që këndon live nëpër evente dasmash, e gëzimesh të ndyshme familjare. Ka vetëm 9 muaj që ka vendosur që të hyjë në tregun muzikor duke sjelle klipe dhe këngë interesante. Ajo me zërin e saj karakteristik ka rrëmbyer zemrat e publikut Shqiptar. Në një intervistë për “Jehona.info” Pranvera na tregon gjithçka nga planet e saj lidhur me karrierën e saj artistike.  Së shpejti “Pranvera” do të vijë me një “lule- klip”  që do të jetë një krijimtari artistike, por nuk do të mungojnë edhe bashkëpunimet me artistë të ndryshëm të këtij zhanëri.

Jehona.Info –  Pershendetje Pranvera, jeni ne mes te sezonit si po shkon aktiviteti jua artistik  ?

Pranvera-  Eh…  fal zotit ky sezon më ka gjetur të tejmbushur me angazime, koncerte, dasma e gëzime familjare si brenda ashtu edhe jashtë Shqiprisë. Për ne kengëtaret muaji korrik e gusht është gjithmonë i ngarkuar dhe me “bereqet”. Është piku i punës tonë. Por unë në fakt nuk e lë me kaq këtë sezon sepse krahas koncerteve e dasmave jam marrë intesivisht edhe në realizim klipesh. Kështu nuk kam shumë ditë që kam nxjerrë këngën e re “Dreq i Vogel”…

“Jehona.Info”  – Po kujt i thotë “Dreq i vogël”,  Pranvera ne klipin me te ri ?

Pranvera- Në fakt kënga “Dreq i vogël” ka ardhur krejt rastësisht dhe nuk ka asnje domethënie të veçantë. Kjo këngë merr shkas nga njerëzit që na rrethojnë, nga ata të mirët  që percjellin pozitivitet. E vërteta është se unë “Dreq” i them dikujt që është më i mirë se të zakonëshmit, është një metaforë që jam e dashuruar me të. Përtej kësaj, këtë këngë e dua shumë se është produkti im, çka dua të them se tekstin ja kam bërë vetë dhe kjo sikur e bënë  që ta dua pak më shumë ! Është një këngë që është pritur mjaft mirë nga publiku dhe patjetër që më gëzon pa masë.

“Jehona.Info”- Tek kënga “Sekreti”, ka ndonjë sekret Pranvera që nuk e di publiku dhe ja thotë në këngën e saj …! ?

Pranvera- Haha…patjetër, por po u tha nuk quhet më “Sekret”…!  Cdo njeri ka në “sirtaret” e tij sekretet e veta, por që ka mënyrat e tij që zgjedh për t’i treguar ato, qoftë te publiku, në shoqëri, apo  miqësi familjare. Unë nga natyra nuk jam ndonjë vajzë e showt të tepëruar,  jam e “ftohtë” në kuptimin që krijimet e mija nuk janë të shoqëruar me ekstravagancë për të “mbuluar” defiçensën artistike, kështu që dua të them se “Sekreti” im është dashuria me të cilën e kam punuar dhe këndoj këtë këngë  dhe ndoshta ky “Sekret” e ka bëtë këtë kënga nga më të bukurat që publiku e ka asimiluar dhe pse jo më identifikon edhe si këngëtare. Në fakt çdo krijim ka historinë e vet. Kjo është balada ime e parë, ndërsa teksti  e “zbërthen”  më mirë se ta them unë këtë sekret….! Patjetër që “Sekreti” ka një histori, madje të vërtetë, jo fantazi krijuese….

“Jehona.Info”- Ti je një këngëtare e re në treg, sa e vështirë është në ditët e sotëme ta “çash” këtë treg..?

Pranvera- Realisht kjo e “re” është relative, sepse unë kam 10 vjet që këndoj live, pra jam e “re” në moshë, jo në muzikë, sepse të kënduarin  e kam nisur herët fare por kushtet e mija të jetës nuk më kanë lejuar që të depërtoj me parë në tregun muzikorë. Gjithsesi ka gjithmonë njëherë të parë dhë tani unë kam 9-muaj që kam filluar të jem aktive jo vetëm në koncerte live, por edhe me klipe muzikore. Bota e artit është e eger, aq më tepër ky zhanër. Është një konkurencë e tejmbushur që nuk njeh rregulla, ka vështirësi dhe kërkon mbështetje, por kjo nuk më tremb. Unë nuk futem në këtë “xhungël” me performacën e trupit por me vokal dhe me profesionalizmin e një këngëtareje serioze.

“Jehona.Info”- Cilat janë projektet e tua më të afërta ?

Pranvera- Për momentin deri nga tetori po bëj një pauz, pasi sikurse dihet tani jemi në sezon të dasmave. Më shumë se dua të jem enigmatike në projekte, dua që të jem e kujdesëshme, gjithsesi një bashkëpunim me një këngëtare shumë të njohur do të jetë performaca e parë për vjeshtën.

“Jehona.Info”- Ju jeni me origjine nga Shijaku por për çudi këngoni me motive të veriu…,  pse kjo zgjedhje ?

 Pranvera- Në fak une kam zgjedhur të këndoj çfare  i shkon vokalit tim. Por edhe për faktin se mua me pelqen shumë çiftelia. Nuk i dihet, “asnjëher mos thuaj kurrë” kjo nuk përjashton mundësinë e ndonjë projekti nga vendlindja ime.

“Jehona.info”- Dhe së fundmi keni menduar për pushime këtë verë ?

Pranvera- Me thënë të drejtën deri tani s’kam bërë asnjë ditë pushim.  Duke  qenë se kam qënë shumë e zënë në punë me “sezonin”, por shpresoj nga fillimi i shtatorit të pushoj disa ditë me familjen time,  ndosha në Durres, apo dhe në jug.  Akoma s’kam vendosur

“Jehona.Info”Ju faleminderit !

Pranvera- Ju faleminderit Ju, dhe ju uroj suksese

Për “Jehona.Info” Era ÇELA

Author: jehona