POEZITE FLININ NE SHPIRTIN TIM/ Nga Silvana(Kapxhiu) DYRMISHI

“POEZITË FLININ NË SHPIRTIN TIM”, është bashkëpunimi më i fundit i redaksisë së “Jehona.Info” , me poeten e heshtur Silvana Kapxhiu Dyrmishi. Pas një “ndroje” dhjetra vjeçare, poetja del nga situata latente dhe ja ku shpërthen me këtë poetik brilant. Ështe një krijimtari me lirika, përjetime, vuajtje por edhe shpresë që poetja i ka përjetuar vetë, që pse jo, e bënë këtë volum orgjinal dhe specific. Poetja i ngjan “babait” …! Dhe  nuk mund të ndodhte ndryshe, teksa muza krijuese do t’ju shmangej lirikave për t’u marrë, pa u kursyer me  gjithçka që në këtë vend ecen mbrapsht. Silva me një penë të fortë dhe aspak mëshiruese godet këto fenomene, që i janë bërë gangrenë zhvillimit të vendit. Volumi poetik ka mbi 85 krijime të cilat përbëjnë një pjesë të vogël të “arshivës” krijuese të saj. Materiali poetik nuk ka qenë preferencë apo përzgjedhje, por në këtë volum me metodën “rastësore” janë botuar ato që patën “fatin”, sepse së shpejti poetja do jetë me një volum të dytë poetic, për të vazhduar me redaktimin e materialeve që disponon nga i ati Ilijaz Kapxhiu.

Etila Hoxha

Jehona.info    

 

Author: jehona