Përtej ndonjë “konflikti” real, në librin me poezi “Poezia nën vellon e altarit” vura “veton” që parathënien ta shkruaja vetë ! Me Minen(Mialbën) tashmë jam familjarizuar jo vetëm unë por edhe grupi mediatik “Jehona. Info” dhe më specifikisht redaksia e gazetës “Jehona e Skraparit”, e cila sapo ka përfunduar redaktimin dhe dizanjin e librit të katërt të saj (Mialba Shehut), “POEZIA NËN VELLON E ALTARIT”.
- Me krijimtarinë e saj Mialba është bërë tashmë një “punëdhënëse” e grupit tonë redaktues. Në zakonshmëri parathënësit e librave përzgjidhen nga vetë autorët, pse jo duke ju “kënaqur” elozheve që shpesh janë edhe të pameritueshme! Në karrierën krijuese dhe redaksionale unë “kategorizohem” tek ata të rezervuarit ose kritik, aq më tepër të pranojë për të bërë qoka…..Mua nuk më përzgjodhi Mialba, por më “përzgjodhi” pozia e saj, më përzgjodhi dialektika e metamorfozës së cilësisë së poezive të Mialbës që në një periudhë kaq të shkurtër e tejkalon atë të një rruge normale krijuese.
POEZIA NËN VELLON E ALTARIT
Po jetoj në botën time,
Shkrihem mes university…!
Yjet, Hëna më buzëqeshin,
Dielli rrezet m’i afron !
I
Vjen frymëzimi qetë, qetë,
Si vala e detit në verë.
Me orkestrimin e jetës së gjithësisë,
Gërshërtohen vargjet e poezisë.
II
Ëndërrat që kisha dikur,
Nuk i lashë në sirtar !
Pas krahve hodha plogështinë,
Si nuse e stolisa poezinë !
III
Respekte për lexuesit e mij.
Ata janë engjëj që më japin krahë !
Bukur komentojnë në çdo poezi,
I hedhin asaj vellon e bardhë !
-16.06.2022
Askush më shumë se një redaktor nuk mund ta vërej këtë ndryshim, këtë dialektikë. Ky ishte edhe shkaku që vura veton që të shkruaj dy fjalë për këtë libër poezie. Që në titull autorja e metaforizon poezinë me një nuse altari që simbolizon bardhësinë, pastërtinë, vitalitetin krijues të saj .
Pas botimit poetja i kushtojë këtë poezi volumit të ri .
NËN VELLON E ALTARIT
Në dorë sot mbaj,
Të katërtin libër të botuar,
“Nën vellon e altarit”
Thesari i radhës për mua.
II
Mes dhimbjes që kam,
Në kraheror e shtërgova
Drithërima lumturie ndjeva,
Me ju miq gëzimin e ndaj.
III
Në përitshmërinë e jetës.
Si një nuse bukur poezia
Me bardhësinë e saj
Rrezaton në vellon e bardhë.
22.3.2023
Krijimaria e këtij volume ka një “rregjistër” kohor që fillon saktësisht 02.05.2022 me poezinë “Syve s’ju besova” dhe duhet të përfundonte sipas renditjes kohore krijuese në 31 .12.2022. Nuk ndodhi kështu…! Për arsye vendi poetiku ka vetëm krijimet që fillojnë në Maj dhe përfundojnë nga mesi i Tetorit 2022.
Nga Ilir J.Hoxha