Poezi nga volumi poetik BOTË E DËSHPËRUAR/ Mialba Shehu

Nga Mialba Shehu

Poezi

JAM BIJË SKRAPARI

Në malin e Tomorrit,

Ka vëndin perëndia,

Venë nga e gjithë bota,

Të marrē bekimet e tija.

Ujëvar e malit ,

Bukurie e rrallë,

Në të lahen zanat,

Shkoni për ti parë.

Në këto treva të bukura,

Jeton një popull fisnik,

Që e duan njeri-tjetrin,

Dhe në  rrugë të bëjnë mik .

Kanionet e Osumit,

Një portret magjeps,

Pikturuar nga dora e  Zoti ,

Ejani i shihni vetë.

Dhe unë jam krenare,

Që jam bijë Skrapari,

Bukur do ti qëndis vargjet,

Të shkëlqejnë me fije ari.

 

GËZUAR O MIQTĒ E MI

Nga zemra ju uroj,

Krishëlindje e vit të mbarë,

Shëndet e lumturi ,

Në familjen tuaj.

Në vitin që vjen,

Ëndrrat t’i realizoni,

Mos i mbani në sirtar,

Hapini mos i ndalni .

I buzēqeshni jetës ,

Kurrë mos u dorëzoni,

Kapriçot e saj ,

Me forcë t’i përballoni.

 

FJALA TË JEP VLERË

Iku dhe kjo ditë,

Dielli perëndoi,

Zërin s’ta dëgjova,

Ashtu si më premtove.

Fjala të jep vlerë,

Ajo del nga shpirti,

Te një zemër stamposet,

Dhe e lë në pritje.

Fluturove nëpër botë,

Për një jetë më të mirë,

Harrove që pas le,

Dhimbje dhe trishtim.

Dallandyshet kur ikin,

Folen se harrojnë,

Se aty kanë thurur ëndrrat,

Presin ti realizojnë.

Kudo që të vini,

Sado rehat të jeni,

Një lëmsh në shpirt e kini,

Me gojë nuk e shprehni.

S’ka si vendi jot,

Le të jem e varfër,

Po jam shumë e lumtur,

Se kam zemrën të pasur.

 

 

 

 

Author: jehona