Gjithmonë të dy!
Hijet tona janë të pandasheme,
Edhe nëse larg do jemi
Reflektimet do jenë të ngjashme!
E kemi ne hijen gjithmonë për krahë !
Ti më do veç mua e unë veç ty,
E vendet tona s’do të duken kurrë boshe,
Mjafton të besoj e ti të më besosh.
Më mjafton të më kujtosh
E t’mos më harrosh,
Jo veç kur gjen pak kohë boshe,
Por në çdo kohë.
Me mua të “mbreterosh” .
Jemi të destinuar veç për njeri- tjetrin,
Ndaj hijet tona edhe larg
Do reflektojnë,
Të pa ndashme,
Në këtë botë të dy anshme…