POEZI nga Bardha ALIMETA
NËSE S’DO VIJE
Një jetë pa ty ta mendoja
Do plakesha shumë shpejt
Pritjen tënde se dua
As me sekonda jetë
Zemra do ti pushtojë rrahjet
Nëse s’ do vije ti shpejt.
NUK PYES
Ndarja me ty më ka bërë të fortë
më ka ndryshuar mendimin për jetën
Jo i dashur, nuk mendoj më,
se pa ty mund të merrte fund çdo gjë
Po jetoj në formë tjetër
kur as ti s’ më duhesh dhe asnjë.
.E FUNDIT FJALË
Ajo ishte e fundit fjalë
e fundit që ne thamë
e çuditërisht pas kësaj
si të huaj u pamë
…
Me sytë e zemrës qamë
por lotë nuk lëshuam
ajo ishte e fundit fjalë
nga gjithë ç’ kishim kaluar