POETET në faqet e Gazetës “Jehona e SKRAPARIT”

POEZI nga Ylli POLLOGATI

LOT I TRISHT’

Një zënkë!

Loti rrodhi si një re e lagësht

syri qante atë

që nuk e donte

të ndodhte,

psenë?!!

Zëri i saj erës humbiste

e në heshtje tek ai përcillej,

si një puthje mbetur ngrirë në letër

stuhi e lodhur vetmie…

 

Heshtja,

natën mbante të ndezur

zemërimi ndjenjat ndrydhte

dhe ëndërrat ecnin qiellit çjerrur…

 

Lot i trisht’ syrit shkar,

rrezen e diellt’

të së nesërmes

ta fshinte

thërriste…

Author: jehona