AKSIDENTE KUDO
Ku po shkon kjo botë !
Nuk e di njeri.
Të shumtit droguar,
Ca tap me raki.
…
Ca pinë për qef,
Ca kanë mërzi.
Ndaleni këtë “botë,
Në ka Perëndi.
…
Pi të piftë flama,
Por rri në shtëpi.
Bëj cc’të duash me vete,
Se kjo është liri.
…
E more më qafë,
Një familje ti.
Në mes të Tiranës,
Korb o korb i zi.
…
Një familje e bukur,
Me foshnje në gji,
I vure përpara,
S’pyete për njeri.
…
Ja dhe të burgosën,
Prap avale je ti,
Të paguajmë dhe bukën,
Harram e ke ti.
…
Ti je dru i shtrëmbur,
Kurrë s’bën prokopi.
Cc’faj ka shoqëria ,
Të të mbaj mbi kurriz !
…
Ki mëshirë o Zot,
Merri në mbrojte ti,
Shpëtoji dhe shëroji,
Bëjt ti mbrekulli !
…
Ku po shkon kjo botë,
Njerëzit bagëti.
S’ke na se të ruhesh.
Dhe brënda në shtëpi !