POETET në faqet e Gazetës “Jehona e SKRAPARIT”

VINI KUJEN ME OI

Mlidhuni vajza dhe gra,

Vini kuJen me oi,

Gjëmë më të madhe s’ka,

Po vdes Nëna Shqipëri .

Horrat që po na sundojnë

E po na shtypin me këmbë,

Për një kore na çnderojnë,

Po rrojmë me shpirt ndër dhëmbë.

Kush  nuk duron, arratiset

Larg sa shikon dhe’  të zi,

Se këtu shpresa gremiset

Është ferr jo Shqipëri.

Ballë përballë nuk  na i mban,

Skutave bëjmë si zhuzhakë,

Burrat flasin në mejdan,

E mbrojnë nderin dhe  me gjak !

Një Edvin e një Sali

Gjithë një vend s’i bën dot  zap?

Hapu dhe e na përpi !

Dhe, o dhe  ! Hapu me vrap !

Shkatërruan gjithë ç’ndërtuam

Gjysmë shekull rripshtrënguar,

Historinë që trashëguam

Të gjithë e kanë bastarduar. .

Na ringallën tradhëtinë,

Heronj kriminelët bënë,

Me katran yjet  i nxinë,

Të ligë pa bërë s’kanë lënë.

-Europa nuk na do,

Qahemi si qaramanë,

Sikur nuk na del as kjo :

– Fqinjët  duan të  na hanë .

Kur do mësojmë ne  truthatët

Se në një  mall që s’ka  zot,

Edhe  shtegu është i hapur,

E gjithë bota  kullot  ?

Edhe kur qe gjallë Enveri,

Lakminë e kishin si sot,

Po lirinë tonë dhe nderin,

Askush s’na e shkeli dot.

Qani gra,ju me oi

Nderin,jetën , Shqipërinë

Që është veshur sot për zi

Ka varrosur burrërinë.

Author: jehona